Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, teksa një person ka kërcënuar të atin e verbër, se do ta vrasë.
Ka qenë motra, e cila ka njoftuar policinë, duke i thënë se i vëllai kishte mbyllur në banesë të atin dhe po e kërcënonte.
Menjëherë blutë kanë shkuar në banesë në fshatin Rrashbull dhe kanë neutralizuar autorin.
Autori S.Z., pretendohet se është një person me probleme mendore.
Ai kishte mbyllur në një prej dhomave të atin dhe me një thikë e levë hekuri, e kishte kërcënuar se do ta vriste.
Pas thirrjes së policisë, S.Z., nuk është bindur dhe ka qëlluar me levë të atin.
Më pas efektivët kanë ndërhyrë menjëherë, teksa ai po bëhej gati ta qëllonte me thikë të atin.
Mësohet se 35-vjeçari S.Z., është skeduar më parë për dhunë në familje.
Njoftimi i policisë
Durrës
Telefonata në “112” dhe reagimi në kohë i policisë parandalon një ngjarje të rëndë në familje ku djali kërcënonte me thikë se do vriste të atin.
Ndërhyrja profesionale e Forcave të Policisë bëjnë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e autorit.
Në Sallën Operative të DVP Durrës, ka ardhur një telefonatë nga një shtetase se vëllai i saj në Rrashbull kishte mbyllur në banesë dhe po kërcënonte me thikë të atin.
Shërbimet e Policisë kanë shkuara menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar se shtetasi S.Z. (pretendohet me probleme të shëndetit mendor) kishte mbyllur në një prej dhomave të banesës të atin e tij (të verbër) duke e kërcënuar me levë hekuri e thikë për ta vrarë
Policia ka negociuar më shtetasin S.Z që të lironte të atin, por ai nuk i është bindur Policisë dhe ka qëlluar me levë të atin. Policia ka ndërhyrë me profesionalizëm duke neutralizuar autorin i cili ka tentuar të qëllojë përsëri të atin me thikë për ta vrarë.
Nga ana e uniformave blu të dëmtuarit, shtetasit S.Z., 66 vjeç, iu dha ndihma e parë duke e dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës për kontroll më të specializuar i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori, shtetasi S.Z., 35 vjeç është person me precedentë penal të mëparshëm i dënuar për ” Dhunë në familje”