Aksident tragjik në Kosovë/ Humbin jetën dy shqiptarë, plagosen 4 të tjerë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në Suharekë te Kosovës.

Si pasojë e aksidentit ndërruan jetë dy persona, ndërsa u plagosën 4 të tjerë.

Të gjashtë personat janë shtetas shqiptarë.

Lajmi është dhënë nga kreu i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Zëdhënësi i policisë, Baki Krelani, sqaron se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një furgon.

Shkaqet e aksidentit janë ende të pazbardhura.

Shpërndaje
Share.

Komento