Tre persona nga e njëjta familje mbetën të bllokuar brenda një pusi në fshatin Dushnik në Berat.
Mësohet se Neim, Gentian dhe Kamber Hoxha po punon për të hapur një pus për vaditje.
Në vendngjarje mbërritën me urgjencë zjarrfikësja dhe policia.
Për fat të keq dy prej tyre janë nxjerrë të vdekur dhe vetëm Neim Hoxha ka arritur të shpëtojë.
Shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një xhep gazi, që kanë hasur gjatë kohës kur po punonin.