Skip to content
Kronikë

E rëndë në Bathore! U rrëzua nga kati dytë i banesës, ndërron jetë 8-vjeçari

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Bathore, ku viktimë ka mbetur një 8-vjeçar.

Mbrëmjen e djeshme i mituri ka rënë nga kati i dytë i banesës, dyshohet aksidentalisht.

Fillimisht 8-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital, por që nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të lëndimeve të marra.