Skip to content
Kryesore

E rëndë! 38-vjeçarja vetëvritet me pistoletë brenda makinës te Liqeni i Thatë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua është gjetur e vetëvrarë me armë zjarri brenda një automjeti tip “Volvo”.

Viktima është identifikuar si E. Xh., 38 vjeçe. Ajo ishte e ulur në sediljen e pasagjerit, ku edhe u konstatua pa shenja jete.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që e çuan gruan drejt aktit tragjik.