Skip to content
Të Gjitha

E prekura nga Coronavirusi në Durrës, Fevziu alarmon : “Mund të ketë infektuar gjithë stafin e spitalit”

· 2 min lexim

Për momentin numri i të infektuarve në vendin tonë vijon të jetë 10 persona, mes të cilëve është edhe një 74-vjeçare e shtruar në Spitalin e Durrësit.

E moshuara sipas mjekëve ndodhet në një gjendje të rënduar shëndetësor sepse ajo është me pneumoni.

Së fundmi, gazetari Blendi Fevziu është shprehur se 74-vjeçarja me shumë mundësi ka infektuar edhe shumë persona rreth saj.

Kjo sepse ajo pas kthimit nga Italia, më 5 mars është shtruar në Spitalin e Durrësit për t’u kuruar për penumoni, ndërsa rezultatet e analizës kanë dalë vetëm sot dhe kanë treguar që gruaja është e infektuar me “Covid-19”.

Në këto kushte, duke qenë se personeli nuk ka qenë i informuar rreth infektimit të saj nga virusi, atëherë edhe personat që kanë patur kontakt me të mund të jenë prekur.

Rrezikon që në Shqipëri të përsëritet i njëjti skenar si në Itali dhe në Mbretërinë e Bashkuar, që një e shtruar në Lombardi infektoi dhjetëra persona,”– tha Fevziu.

Ndërkohë, më herët pasditen e sotme katër anëtarë të familjes së kësaj gruaje u drejtuan drejt QSUT tek Infektivi për t’ju nënshtruar analizës për Coronavirus.

Kishin patur kontakte me të moshuarën, familja me 4 anëtarë përfundon tek Infektivi