Një aksident automobilistik ëshë regjistruar pak momente më parë në zonën e Skelës në Vlorë.
Një makinë ka përplasur një person të moshuar, që lëvizte me motor.
I moshuari ka marrë disa goditje në kokë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës.
Identiteti i të plagosurit nuk bëhet ende i ditur.
Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.