Skip to content
Të Gjitha

E përplasi makina teksa lëvizte me motor, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

· 1 min lexim

Një aksident automobilistik ëshë regjistruar pak momente më parë në zonën e Skelës në Vlorë.

Një makinë ka përplasur një person të moshuar, që lëvizte me motor.

I moshuari ka marrë disa goditje në kokë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Identiteti i të plagosurit nuk bëhet ende i ditur.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.