Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, njoftoi para ndeshjes me Mallorcan se do të ketë në ekipin e tij dy lojtarë të rikthyer nga dëmtimi, Meny dhe Camavinga. Gjithashtu, ai shprehu gëzimin për rinovimin e kontratës së tij me klubin deri në vitin 2026, duke thënë se Madridi është vendi ku dëshiron të qëndrojë dhe se ky mund të jetë mandati i tij i fundit si trajner, edhe pse nuk ka të sigurt se kur do të përfundojë. Në lidhje me mundësinë e trajnerit për të drejtuar kombëtaren e Brazilit, Ancelotti pohon se ka pasur kontakte, por dëshira e tij është të vazhdojë me Real Madrid.
Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...








