E paprecedentë në Serbi, deputeti i tund brekët ministres në parlament

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në parlamentin serb.

Deputeti radikal Milorad Mirçiç, ka nxjerrë një palë të brendshme, për t’ja dhuruar ministers së Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç.

Ky gjest erdhi pas debateve të ashpra, ku deputeti akuzonte ministren se shpenzon paratë e shtetit për sende personale.

Ai madje tentoi që t’ja dorëzonte në dorë “dhuratën” ministers.

Mihajloviç akuzohet se ka rritur në mënyrë fiktive një projekt me 300 milion dollarë.

Pas seancës ajo u shpreh se pretendimet e opozitës janë gënjeshtra të pabaza.

Ndërsa skenën e pazakontë, ministrja e quajti dhunë klasike në mes të parlamentit.

Shpërndaje
Share.

Komento