Telefonata nga burgu i Ekuadorit zbuloi porositësit, detaje të reja për vrasjen e Jan Prengës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një sasi prej 238 kg kokainë ishte arsyeja e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës.

Vëllai i tij, Astrit Prenga ka dorëzuar pjesën e drogës dhe 700 mijë paundët që kërkonin pengmarrësit.

Mirëpo trupi i vëllait të tij nuk u dorëzua as i gjallë dhe as i vdekur.

Policia ndërkohë është duke kërkuar për trupin e tij.

Sipas “Top Channel”, pjesë e rrjetit të dorgës janë edhe disa shtetas polakë.

Detajet e reja janë zbuluar nga dëshmia e Anton Prengës, vëllait tjetër.

Ky i fundit shprehet se Gramoz Rexhepi i kishte dërguar polakët në Londër, për të marrë sasinë prej 106 kg kokainë.

Antoni ka shtuar, se Astriti i kishte thënë se kishte dorëzuar drogën dhe 700 mijë paund, në mënyrë që të lirohej pengu.

Pesë ditë nga rrëmbimi, Gramoz Rexhepi nga Ekuadori ka telefonuar Ndrek Prengën, për t’i thënë se vëllai do të lirohet.

Pasi kjo gjë nuk ka ndodhur, Rexhepi është telefonuar sërish dhe mësohet t’u ketë thënë: “Më kanë lëvizur nga fjala ata personat”.

Më tej ai ka dhënë edhe emrat që sipas tij kanë organizuar pengmarrjen, ata quhen Gentjan Doçi, Gentjan Bleta dhe Korado Doda.

Gjykata la në burg ditën e djeshme 5 të arrestuarit e deritanishëm, Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri dhe Festim Bexhdili.

Shpërndaje
Share.

Komento