Skip to content
Kronikë

E paprecedentë në Korçë! I riu hyn pa maskë në supermarket dhe grabit xhiron ditore (VIDEO)

· 1 min lexim

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Korçë.
Një i ri ka arritur të grabisë një supermaket në qytet, në një nga rrugët kryesore të qytetit.   Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë hajdutin i cili hyn i pamaskuar dhe merr xhiron ditore, një shumë prej afro 100 mijë lekësh.
Ndërkohë që punonjëset e supermarketit kanë deklaruar për oficerët e policisë se i riu i ka kërcënuar me thikë.

Policia ka sekuestruar pamjet e biznesit ku është realizuar vjedhja si dhe pamjet të bizneseve të tjera përgjatë këtij bulevardi për të bërë të mundur identifikimin e këtij personi.