E ndërtuar 40 vite më parë, djegia e kabinës elektrike lë pa drita Fushë-Krujën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një kabinë elektrike u dogj mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë, rreth orës 21:00.

Si pasojë e djegies, zonat përreth mbetën pa energji elektrike.

OSHEE ka sqaruar se Kabina “Kastriot i Vjetër”, operonte me pajisje të vjetra 6 kV dhe ishte e ndërtuar me arkitekturë të tipit kullë, e cila daton që në kohën e elektrifikimit, 40 vite më parë.

Përhapja e flakëve mund të kishte shkaktuar ndonjë shpërthim, por fatmirësisht, zjarrfikësit arritën që të vinin situatën në kontroll.

Më pas OSHEE bëri zëvendësimin me pajisje të reja 20 kV në të gjithë pjesët përbërëse të kabinës.

Shpërndaje
Share.

Komento