Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi, ku viktimë ka mbetur një shqiptar.
Ky i fundit po udhëtonte me mjetin tip “Benz” dhe është përplasur me një kamion.
Shqiptari nuk kishte fushëpamje të mirë dhe nuk e ka parë kamionin që po vinte.
Si pasojë e përplasjes, 49-vjeçari ndërroi jetë në vend, ndërsa pasagjeri ia hodhi me plagë të lehta.
Shoferi i kamionit është arrestuar nga policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.