E morën peng dhe i kërkuan para, arrestohen rrëmbyesit e 68-vjeçarit në Elbasan

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Elbasan, ku një 68-vjeçar u marr peng dhe iu kërkua një shumë parash. Pas reagimit të shpejtë të policisë, dy persona u arrestuan dhe u dërguan para drejtësisë. Autorët, R. K., 57 vjeç, nga Peqini, dhe P. S., 47 vjeçe, nga Belshi, u kapën në operacionin e koduar “Përfitimi”. Gjithashtu u sekuestrua automjeti ku u mbajt peng 68-vjeçari dhe 3 celularë. Materialet e procedurës u dërguan te Prokuroria për hetime të mëtejshme për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi për dhënien e pasurisë”.
NJOFTIMI I POLICISE
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet operacioni policor i koduar “Përfitimi”. I hoqën lirinë një 68-vjeçari dhe e kanosën për t’i marrë një shumë parash, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen automjeti ku u mbajt 68-vjeçari dhe 3 celularë.
Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 68 vjeç, se për motive të dobëta, 2 shtetas i kishin hequr lirinë, duke e mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në një automjet, si dhe se ishte kanosur me qëllim dhënien e një shume parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësise penale të 2 autorëve.
Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përfitimi”, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit R. K., 57 vjeç, banues në Peqin dhe P. S., 47 vjeçe, banuese në Belsh. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti ku u mbajt 68-vjeçari dhe 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Lexo më tej
Alarm nga Eurostat: Shqipëria e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Shqipëria renditet e katërta në Europë për numrin e vdekjeve të parakohshme që lidhen me ndotjen e ajrit,…
“Do të na dhembë për një kohë të gjatë”, letra prekëse e Kylian Mbappé pas humbjes në Botëror
Kapiteni i kombëtares franceze, Kylian Mbappé, u ka drejtuar një letër të hapur tifozëve pas përfundimit të Kupës…
Shehaj rrëmbeu dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA, PS kërkon 60 ditë përjashtim dhe kallëzim në SPAK
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e deputetit Agron Shehaj nga pjesëmarrja në seanca plenare dhe komisione parlamentare për…
“Do t’ju vras të gjithëve”/ Dëshmia tronditëse e Rozalinda Plakës: I kapa armën Refit Buzit, më goditi me grusht dhe më mori peng pas vrasjes së prindërve
Rozalinda Plaka, 24 vjeçarja që u mor peng nga ish i fejuari i saj Refit Buzi pasi ai…