E kishin kthyer shtëpinë në serë hashashi, pranga dy shqiptarëve në Angli

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoritetet britanike kanë arrestuar dy shqiptarë për kultivim kanabisi.

Ata u kapën brenda në një banesë në Swansea me 300 rrënjë kanabisi.

Në pranga kanë rënë Pashko Paluca 26 vjeç dhe Bekim Selimi 27 vjeç.

Më 18 shtator, Gjykata e Swanseas kishte lëshuar për ta urdhër arreste, pasi kishin siguruar të dhëna për kultivimin e drogës.

Dy shqiptarë u kapën në flagrancë nga forcat e policisë angleze në një banesë në luginën e Swansea-t teksa po kultivonin mbi 300 rrënjë kanabis.

Kamera e sigurisë të policisë, kanë regjistruar edhe momentin e arrestimit të Selimit, i cili po kujdesej për bimët narkotike.

Në xhep atij iu gjetën edhe 250 paund.


Pashko Paluca ndërkohë u tregoi oficerëve se kërkonte të grumbullonte një shumë 5000-6000 paund.

Avokati i tij tha se këto para Paluca do t’i përdorte për kurimin e së ëmës, që vuan nga kanceri.

Më tej ai shtoi, se klientit të tij i ishte premtuar një punë në ndërtim, por kishte përfunduar në rrjetin e trafikut të drogës.

Pasi të vuajnë dënimin me burg, dy shqiptarët do të deportohen.

Shpërndaje
Share.

Komento