“Cënon parimet kushtetuese”, Meta kthen në Kuvend për rishikim “Koorporatën e Investimeve”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim në tjetër ligj.

Bëhet fjalë për “Koorporatën e Investimeve”, një ligj ky i kritikuar jo vetëm nga opozita por edhe nga FMN.

Sipas Kreut të Shtetit, ky ligj cënon parimet kushtetuese.

Në argumentat e presidentit, thuhet se ky ligj nuk ka qenë pjesë e projektakteve të Ministrisë së Financave, si dhe nuk synon përafrimin me ndonjë dispozitë europiane.

Gjithashtu sipas Metës, ligji nuk ka kaluar për shqyrtim në Komisionin e Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Ndër të tjera presidenti shton se ligji, cënon të drejtën themelore të pronës, parimin e sigurisë juridike dhe bie në kundërshtim me sistemin ligjor aktual, mbi të cilin zhvillohet shoqëria shqiptare.

Shpërndaje
Share.

Komento