Skip to content
Bota

E kishin fshehur mes të mbjellave, tre shqiptarë kapen në Spanjë me gjysmë milioni euro drogë

· 1 min lexim

Tre  shqiptarë javë vënë në pranga nga policia e Spanjës, për trafik të lëndëve narkotike.

Mediat spanjolle shkruajnë, se shqiptarët kishin mbjellë në Tortoza një sipërfaqje me 1100 bimë marijuane, të fshehura mes të mbjellave.

Siparfaqja me lëndë narkotike u zbulua rastësisht nga një qytetar.

Gjatë operacionit të policisë, dy prej shqiptarëve u kapën në flagrancë, duke u kujdesur për bimët.

Ndërkohë shqiptari i tretë ndodhej brenda fermës, ku ata jetonin.

Pas peshimit, rezultoi se sasia e drogës së sekuestruar arrinte deri në 800 kg dhe nëse do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e gjysmë milioni euro.

Sipas autoriteteve spanjollë, kjo është ndër sasitë më të mëdha të kapura ndonjëherë në vend.