Skip to content
Të Gjitha

E hoqi nga kabineti qeveritar, Rama i jep detyrën në OSBE kritikut të tij ish-ministrit Bushati

· 1 min lexim

Edi Rama i ka besuar ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit, një detyrë të rëndësishme në OSBE.

Bushati do të jetë I Dërguari Special i Kryetarit të Zyrës së OSBE-së, pra Ramës.

Ai do të mbulojë detyra të shumta kryesisht në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve në rajonin e mbuluar nga OSBE.

Kujtojmë se Bushati është ministri i dytë që Rama e rikthen në një detyrë të rëndësishme pasi e shkarkoi nga pozicioni i ministrit.

Pasi u zëvendësua me Genc Cakajn, Bushati filloi të mbante nje qëndrim kritik ndaj qeverisë.

Mirëpo, si duket këto kontradita janë lënë pas tashmë.

Më herët ai i dha postin e ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetajt, ish-ministër i Financave.