E groposën pasi e qëlluan me plumb në kokë, gjykata dënon një nga vrasësit e Elion Hysës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Krujës ka dënuar me 30 vite burg, Hysni Ramën, njëri prej autorve të vrasjes së Elion Hysës.

Ky i fundit u vra me një plumb pushke në korrik të 2018-ës, në një parcel me hashash në Fushë-Krujë.

Hysni Rama pranoi krimin dhe gjykata vendosi të pranojë gjykimin e shkurtuar, duke e ulur nga 30 në 20 vite burg.

Ndërsa autori kryesor për vrasjen e Hysës, Agron Tufa, ndodhet në arrati.

Mësohet se shkak për vrasjen e të riut, janë bërë disa borxhe dhe humbja e 50 kg hashash.

Sipas “Shqiptarja.com”, viktima ishte në kërkim për vrasjen e Edmond Theodhorit në Sarandë, por qëndronte i lirë dhe i pa shqetësuar midis Laçit, Tiranës dhe Fushë-Krujës.

Viktima njihej në zonë me disa emra si, “Piku Hysa” apo “Piku Fajdexhiu”.

Hysa ushtronte aktivitet kriminal në fushën e tregtimit të drogës dhe administronte një lokal të quajtur “Bar Nikla”.

Sipas dosjes së prokurorisë, Hysa e paguante Ramën nga 100 deri në 200 euro për ruajtjen e hashashit.

Për 50 kg e humbura, a ii kishte kërkuar 15 mijë euro Ramës, ndërsa kishte nisur edhe kërcënimet.

Në takimin ku do të sqaroheshin, Rama i ka thënë Hysës se ka arritur grumbullojë vetëm 1 milion lekë të vjetra.

Në këtë moment Hysa fillon ta ofendojë me fjalë fyese në drejtim të familjes dhe më pas i ka një pistoletë në kokë, duke e detyruar të shkojë drejt fushës me kanabis.

Në këtë moment është dëgjuar një e shtënë armed he Hysa ka rënë në tokë.

Ishte Agron Tufa i cili e kishte qëlluar me pushkë.

Pas vrasjes, autorët e groposën viktimën, i morën lekët dhe shkuan të luanin bilardo.

Pasi ndanë paratë, Hysa ia dorëzoi të shoqes, ndërsa sendet e tjera i ka fshehur poshtë një blloku betoni.

Një pjesë e madhe e përgjegjësisë për këtë ngjarje i bie edhe policisë, e cila nuk kishte arritur të identifikonte një të kërkuar për vrasje.

Shpërndaje
Share.

Komento