Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

E goditi për vdekje 8 herë me thikë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm

19:08 09/07/2025
Reading Time: 1 min lexim
E goditi për vdekje 8 herë me thikë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm

Bujar Fandaj, 40 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Treviso, për vrasjen brutale të ish-partneres së tij, Vanessa Ballan, 26 vjeçe.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 dhjetor 2023, kur Ballan u gjet e pajetë në banesën e saj nga partneri aktual. Ajo kishte plagë të shumta me thikë në trup.

Hetimet çuan menjëherë te Fandaj, me të cilin viktima kishte qenë në një lidhje që kishte përfunduar disa muaj më parë, në verën e po atij viti.

Pas ndarjes, shqiptari kishte vijuar ta përndiqte, duke e kërcënuar dhe duke shpërndarë imazhe intime të saj si formë hakmarrjeje ndaj lidhjes së re të 26-vjeçares. Ai u hetua edhe për përndjekje dhe pornografi hakmarrëse.

Në ditën e krimit, Fandaj hyri me forcë në banesën e Ballan përmes një dritareje dhe e goditi me thikë tetë herë, përpara se të largohej duke tentuar të fshihej dhe të largohej nga Italia.

U kap disa orë më vonë në banesën e tij nga karabinierët. Fillimisht pranoi krimin, por më pas tentoi të ndryshonte dëshminë dhe të mohonte përgjegjësinë.

Vanessa Ballan ishte nënë e një fëmije pesëvjeçar dhe në pritje të një fëmije të dytë. Ajo punonte si arkëtare në një supermarket dhe në kohën e ngjarjes ishte me leje nga puna për shkak të shtatzënisë. Vendimi për dënimin me burgim të përjetshëm për Fandajn u dha sot nga gjykata italiane.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Bujar Fandajburgim te perjetshem

Të tjera

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Para
Greqia pezullon azilin për 3 muaj për emigrantët nga Afrika e Veriut

Greqia pezullon azilin për 3 muaj për emigrantët nga Afrika e Veriut

Lajmet e fundit

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English