E goditi dhe e hodhi në lumë duke i marrë jetën, zbardhet konflikti mes kushërinjve shqiptarë në Itali

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Musli Morina është 20-vjeçari shqiptar nga Kosova, i cili u arrestua për vrasjen e kushëririt të tij, Erion Morina në Itali.

Ngjarja u regjistrua mes 16 dhe 17 janarit në Calcio të Bergamos.

I riu, i cili ndodhet në burg, në praninë e avokatit, pranoi se kishte goditur viktimën, ndërsa shtoi se e kishte bërë për vetëmbrojtje.

Mediat italiane shkruajnë se shkak për konfliktin mes kushërinjve, është bërë një borxh prej 50 eurosh, që autori i kishte viktimës.

Pak përpara vrasjes, viktima dhe autori ndodheshin në lokal, ku nisën edhe konfliktin.

Më pas grindja vijoi edhe në rrugë, ku Musliu goditi në kokë Erionin me një gotë, që e kishte marrë në banak.

Sipas versionit të rrëfyer për autoritetet, autori në panik e sipër kishte marrë trupin e kushëririt dhe e kishte hedhur në lumë.

Mësohet se dy të rinjtë ishin konsumues lëndësh narkotike.

Shpërndaje
Share.

Komento