Dy makina janë përplasur pak çaste më parë, në rrugën “Mine Peza”, pranë Komisariatit nr.3. Makinat janë dëmtuar nga goditja e madhe, por fatmirësisht nuk ka të plagosur. Nga të dhënat e para në vendngjarje, policia dyshon se mjetet ishin duke ecur me shpejtësi të lartë në rrugën bosh, në këtë orë të vonë natës.
/GazetaReforma.com/