Skip to content
Kronikë

E fundit/ Ndërron jetë 14-vjeçari i plagosur nga aksidenti në Sarandë

· 1 min lexim

Një lajm i trishtë ka ardhur sot nga spitali i Traumës. Mësohet se 14-vjeçari që u plagos nga aksidenti në Sarandë, Arjol Dervishaj ka ndërruar jetë.

Adoleshenti ka humbur jetën në spitalin e Traumës ku ai trajtohej në reanimacion prej 22 nëntorit kur së bashku me dy bashkëmoshatarë të tij u përfshi në një aksident të rëndë në qytetin e Sarandës.

14 vjeçari ishte më i dëmtuari rëndë në kokë dhe si pasojë e plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë.