Skip to content
Politikë

E ardhmja e tyre politike në pikëpyetje, çfarë po ndodh mes deputetëve demokratë

· 2 min lexim

Ditën e sotme disa deputetë të Partisë Demokratike të cilët nuk i janë bashkuar Berishës janë takuar në një nga lokalet e Tiranës. Bëhet fjalë për 23 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike  të cilët janë të cilësuar si grupi i mështetësve të Bashës dhe tanimë mbështetës të Enkelejd Alibeajt.

Deputetët e PD- së, janë mbledhur në orën 18:00 në një nga lokalet e Tiranës, për të diskutuar rreth të ardhmes së tyre politike, në një kohë kur nuk i janë bashkuar Sali Berishës.

Këta deputetë prej kohësh janë deputetët të cilët kanë qëndruar përballë Berishës, në nismat që ai ka ndërmarrë, siç ishte Foltorja, 2 Kuvendet dhe gara për Kreun e Partisë Demokratike, ku Sali Berisha doli fitimtar.

Alibeaj

Shumica e deputetëve iu përgjigjen thirrjes për protestë më 7 korrik, por ata deklaruan se ishin në shesh kundër Ramës dhe për qytetarët.

Po ashtu në këtë mbledhje edhe deputetë të cilët gjatë kësaj kohe kanë pasur qëndrim asnjanës.

DEPUTETËT QË JANË TË PRANISHËM

Kreshnik Çollaku

Gazment Bardhi

Dhurata Çupi

Helidon Bushati

Andia Ulliri

Ervin Salianji

Bledjon Nallbati

Arbi Agalliu

Lefter Geshtenja

Flamur Hoxha

Eralda Bano

Merita Bakiu

Kastriot Piroli

Ferdinand Xhaferraj

Emilia Koliqi

Seladin Jakupllari

Zheni Gjergji

Dashnor Sula

Grida Duma

Orjola Pampuri

Enkelejd Alibeaj

Flutura Açka

Tomor Alizoti