Skip to content
Të Gjitha

E akuzojnë për “Shpërdorim detyre”, Aleanca për Teatrin padit sot në SPAK Veliajn

· 1 min lexim

Aleanca për Teatrin pritet të kallëzojë penalisht kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Padia e siguruar nga “Balkanweb”, do të dorëzohet pranë Prokurorisë Speciale Anti-korrupsion.

Kryebashkiaku akuzohet për “Shpërdorim detyre” në lidhje me projektin për Teatrin.

Aktivistët dhe Aleanca për Teatrin kërkojnë informacion nga bashkia për projektin dhe procedurat e tenderimit.

Në padinë që pritet t’i dorëzohet SPAK, Aleanca kërkon të dijë kriteret e përzgjedhjes së fituesit dhe vlerën e projektit.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme aktivistë dhe aktorë protestuan përpara Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj ndërkohë e ka quajtur çetë Aleancën për Teatrin.