Dy shtetase të huaja janë proceduar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ushtronin veprimtari të paligjshme në një banesë të marrë me qira.
Sipas burimeve zyrtare, 29-vjeçarja L. C. dhe 23-vjeçarja B. R. u kapën në flagrancë gjatë një operacioni për goditjen e prostitucionit në kryeqytet.
Njoftimi i policisë së Tiranës:
U proceduan L. C., 29 vjeçe dhe B. R., 23 vjeçe, shtetase të huaja, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion, në një banesë të marrë me qira;