Dyshohet se kokaina ishte porositur nga 6 grupe kriminale, ja cila është prova më e fortë e Prokurorisë ndaj Arbër Çekajt

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një nga provat më të forta të Prokurorisë ndaj biznesmenit, Arbër Çekaj është një bisedë mes tij dhe menaxherit të kompanisë, Donaldo Lushaj.

Shqetësimi kryesor i Çekajt dhe Lushajt është kontrolli nga Antinarkotiku, shkruan “Balkanweb”.

Biseda

A: Cfarë po bëni. Me kënd je aty
D: S’kanë gjë në dorë këta
D: Po presin me ardh nga Tirana
A: Kush ka në dorë
D: Me Tosin jam
A: Me ardhë pse a e kontrolluan
A: Ai që fola me të tha jam nga Tirana

D: po po me firmos procesverbalin ata që ishin nën kontroll
D: Ata po presin që fole ti
A: Anti narkotiku
D: Me ardh me firmos
A: Po a janë normal pse ikën pa firmos
A: Kush jau ka numrat
A: Nuk është Arlindi
D: Jo ka ik Arlindi se një herë thanë mbaruan
D: Se di është e ngatërrume
D: Vec po flasim kur të shkoj te puna

Sipas prokurorit të çështjes, lënda narkotike ishte porositur nga 6 grupe kriminale.

Bindja e prokurorit forcohet nga mbishkrimet e ndryshme që kishin pakot me kokainë, si “Toni Montana”, “BIKE”, “020”, “CR-77”, “Mollë3”, “777” dhe “54”.

Mësohet se pastërtia e drogës së sekuestruar arrinte deri në nivelin 86.28%.

Shpërndaje
Share.

Komento