Akuzohet për vrasjen e ish-oficerit të policisë, pushohet çështja për Florenc Çapjan

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata ka pushuar çështjen ndaj Florenc Çapjas.

Informacioni është konfirmuar nga avokati Neshat Fana, për “Dosja.al”.

Florenc Çapja u arrestua më 14 qershor të 2019-ës, në kuadër të operacionit “Krasta”.

Mbi të rëndonin akuzat “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Çapja u mor i pandehur për vrasjen e ish-oficerit të policisë, Fadil Mema

Ai është arrestuar dy herë për këtë ngjarje, por është liruar për mungesë provash.

Saga e eleminimeve në Elbasan, ka nisur pasi vrasjes së Sokol Çapjas në dhjetor të 2005-ës.

Dritan Sheme u urdhërua nga Çapja, që të vriste Rezart Çelën për 30 mijë euro.

Në momentin që Sheme vjen për të kërkuar shumën e tij, nis konflikti mes të dyve.

Në konflikt futet spontanisht ish-oficeri Fadil Mema, i cili ndodhej rastësisht në lokalin “Univers” të Çapjave, për të festuar 50-vjetorin.

Mema u përplas me Çapjan, pasi kërkoi që Sheme të mos vinte në lokal.

Pas kësaj ngjarje tre persona vranë Sokol Çapjan.

Më pas filloi hakmarrja e fisit Çapja ndaj ish-oficerit të policisë, Fadil Mema.

Shpërndaje
Share.

Komento