Skip to content
Të Gjitha

Dyshohet se ishte prekur nga koronavirusi, ndërron jetë 72-vjeçarja në Kurbin

· 2 min lexim

Një 72-vjeçare ka ndërruar jetë në Qendrën Shëndetësore të Mamurrasit në Kurbin mbrëmjen e kaluar.

E moshuara u paraqit në gjendje të rënduar shëndetësore me shenja gripale.

Ka dyshime se e moshuara ishte e prekur nga koronavirusi, ndërsa pritet përgjigja e analizave.

Ndërkohë një javë më parë një 50-vjeçare ndërroi jetë në spitalin e Korçës.

Fillimisht u dyshua për koronavirus, por Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se gruaja kishte edemë pulmonare.

Gjithashtu një edukatore kopështi, e cila dyshohej se ishte infektuar me koronavirus ndërroi jetë më 3 mars.

Aktualisht në vendin tonë janë shënuar 23 të infektuar një viktimë nga koronavirusi.

Viktima ishte një 73- vjeçare në Durrës, e cila vuante nga disa sëmundje kronike.

Ndërkohë nga 23 të prekurit, 5 ndodhen në repartin e Infektivit, ndërsa 18 të tjerët janë vetëkarantinuar në shtëpi.

Gjendja shëndetësore e të gjithë të prekurve është e stabilizuar.

Qeveria ndërkohë ka marrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Që nga dita e djeshme në rrugë ka zbritur ushtria dhe policia, për të evidentuar personat që thyejnë rregullat e vetëkarantinimit.

Gjithashtu që prej ditës së nesërme në orën 6 të mëngjesit deri mesnatën e të dielës, qarkullimi i makinave private do të ndërpritet.