Dyshohet se abuzoi me të miturën me aftësi të kufizuara, pranga të moshuarit në Lezhë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pas ngacmimit ndaj një të miture me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu ka dyshime se i moshuari ka abuzuar me të miturën.

I arrestuari është V.N., banues në Lezhë.

Në momentin e arrestimit 60-vjeçari ishte duke drejtuar mjetin e tij.

Ai iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.93mg/l.

Njoftimi i plotë:

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një të moshuar i cili ka ngacmuar dhe dyshohet se ka abuzuar me një të mitur. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin V.N., 60 vjeç, banues në Lezhë, pasi  ka ngacmuar dhe dyshohet se mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të  mitur me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, në momentin e arrestimin nga Policia, ky shtetas ka qenë duke drejtuar mjetin e tij , ku ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 0.93mg/l.

Shpërndaje
Share.

Komento