Dyshohej se ishin të helmuar, dalin përgjigjet e analizave të zarfeve të ardhura nga Serbia

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

12 persona në Kosovë përfunduan në spital, pasi hapën zarfet me vota të ardhura nga Serbia.

Autoritetet u vunë në alarm dhe hodhën dyshime se zarfet mund të jenë të helmuara dhe të dërguara qëllimisht.

Të 12 personat shfaqën shenja alergjie në duar dhe në fytyrë.

Menjëherë atyre iu morën mostrat, për të zbuluar se për çfarë bëhej fjalë.

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Prishtinë, Linda Ajazaj Berisha, bën me dije se analizat kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë agjenti infektiv, shkruajnë mediat kosovare.

“Për momentin me këto rezultate të strishove që janë marrë, përjashtohet që bëhet fjalë për një sëmundje infektive, në të gjitha analizat laboratorike që i kemi marrë nga Instituti Biokimisë. Kurse strishot e marra, që i kemi marrë sot rezultatet, edhe ato e përjashtojnë mundësinë e ndonjë agjenti infektiv”, ka thënë ajo.

Përsa i përket gjendjes së pacientëve, Berisha tha se është e mirë dhe kur të jetë e arsyeshme do të dërgohen në shtëpi.

“Ne sikur edhe dje, edhe sot në klinikën infektive gjenden 12 pacientë. Gjendja e tyre është e mirë. Kur ta shohim të arsyeshme do t’i lëshojmë për në shtëpi. Prej rezultateve që i kemi marrë, është konfirmuar që nuk ka sindromë infeksioze”, vijoi më tej Drejtoresha e Klinikës.

Shpërndaje
Share.

Komento