Dyshimet për koronavirus, nxënësit shqiptarë alarmojnë shkollën në Greqi
Dy nxënës shqiptar në Leheo të Korinthit në Greqi, kanë vënë shkollën në alarm, pasi dyshohet se kanë koronavirus.
Dy vëllezërit kanë shfaqur simptoma të ngjashme me njëri-tjetrin, si kollë dhe temperaturë.
Ata më herët kishin qenë në një udhëtim në Shqipëri, ku ishin takuar me babanë e tyre, i cili jeton në Italinë Veriore, zonë e cila është zonë e prekur nga koronavirusi.
Mjekët e spitalit të Korinthit kanë qetësuar mësuesit dhe prindërit, duke thënë se nxënësit kanë simptoma të lehta.
Këshilli i prindërve ndërkohë kërkon që të mbyllet shkolla urgjentisht.
Aktualisht në Greqi numërohen mbi 30 të infektuar me koronavirus.