Paditen e sotme, 2 turistë të cilët ishin duke vizituar “Syrin e Ciklopit” kanë rënë nga lartësia, në një zonë me terren shumë të vështirë. Bëhet me dije se shtetasit D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç kanë qenë duke eksploruar natyrën. Ndërkohë që Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e tyre nga vendi ku ishin rrëzuar. Ato janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë me helikopter.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Tiranë/Informacion paraprak
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 2 turistëve që u dëmtuan gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”.
Sot, rreth orës 16:30, në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”, duke eksploruar natyrën, dyshohet se kanë rënë nga lartësia, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasit D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e tyre nga vendi ku ishin rrëzuar.
Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencave është bërë e mundur nxjerrja e 2 shtetasve të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.
Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës.