Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses një operacion për goditjen e dy rasteve të vjedhjes së pronës, duke vënë në pranga dy persona të dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan Luftar Gjeli, 52 vjeç, banues në Fier, i akuzuar për vjedhje të përsëritur në një lokal në Vlorë.
Nga hetimet dhe pamjet filmike rezultoi se gjatë periudhës dhjetor 2024 janar 2025, ai kishte marrë në total 100,000 lekë nga lokali i shtetasit L. C.
Në një tjetër rast, policia ndaloi në flagrancë Geri Lushajn, 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili më 13 shkurt 2025, në lagjen “Osman Haxhiu”, i vodhi celularin një turisti amerikan.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për akuzën e “Vjedhjes”.