Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dy të arrestuar në Lezhë, ja çfarë u gjeti policia gjatë kontrollit të mjeteve

12:35 18/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës për vepra të ndryshme penale. A.M., 41 vjeç u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip ” Range Rover”, në të cilin ai ishte pasagjer, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, më krehër me 7 fishekë.

Po ashtu është arrestuar një 19-vjeçar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin motorr i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:                 

Lezhë

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, doza me lënde narkotike cannabis sativa, vihen në pranga poseduesit e tyre.

Forca e posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit” kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip ” Range Rover”, pasagjerit në këtë mjet, shtetasit A.M., i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, më krehër me 7 fishekë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 41 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, për vepren penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit të kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: A.D.,19 vjeç, banues në Lezhë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore, në fshatin Pllanë, Lezhë dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin motorr i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, veprime të mëtejshme.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arrestimelezhepolicia

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Disa shpërthime në Jalalabad të Afganistanit, të paktën dy të vrarë

Disa shpërthime në Jalalabad të Afganistanit, të paktën dy të vrarë

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English