Skip to content
Të Gjitha

Dy raste të reja në Lushnje me COVID-19, djali i kthyer nga Italia infektoi nënën

· 2 min lexim

Numri i të prekurve nga COVID-19 po rritet me shpejtësi në vendin tonë.

Në disa qytet pati shtim të rasteve, si në Lushnje ku numri i të prekurve u dyfishua duke shkuar në 4.

Dy rastet e reja në Lushnje janë nënë e bir.

Djali pas ardhjes nga Italia, i ka ngjitur koronavirusin edhe nënës së tij.

Kujtojmë se në Lushnje është regjistruar edhe një nga viktimat e koronavirusit, një 66-vjeçar i cili ndërroi jetë te spitali Infektiv.

Bilanci i COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 124 të prekur, në mesin e të cilëve 5 viktima dhe 10 të shëruar.

Në spitalin Infektiv ndodhen 57 pacientë, dy prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa pjesa tjetër janë në pavion në gjendje të stabilizuar.

Harta e qyteteve të prekura në vend sa vjen e zgjerohet, ku ditën e sotme është shtuar Lezha, Hasi dhe Berati.

Në disa qytete, numri të prekurve është dyfishuar dhe trefishuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë 72 qytetarë
    • Durrës 8 qytetarë
    • Lushnje 4 qytetarë
    • Elbasan 2 qytetarë
    • Fier 12 qytetarë
    • Rrogozhinë 2 qytetarë
    • Kavajë 4 qytetarë
    • Korcë 9 qytetarë
    • Vlorë 4 qytetarë
    • Shkodër 2 qytetarë
    • Lezhe 1 qytetarë
    • Berat 1 qytetarë
    • Has 2 qytetarë

Autoritetet ndërkohë vijojnë me thirrjet për respektimin e rregullave të higjienës, distancimit sociale dhe kufizimin e daljeve nga shtëpitë.