Dy raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, ja për kë bëhet fjalë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Maqedoni të Veriut janë konfirmuar dy raste të reja me koronavirus.

Sipas njoftimit nga autoritetet, bëhet fjalë për një çift nga Dibra, të cilët ishin kthyer nga Italia disa ditë më parë.

Rasti i parë në Maqedoninë e Veriut u regjistrua më 26 shkurt dhe ishte një grua e ardhur nga Italia po ashtu.

Ndërkohë të 9-të personat që udhëtonin së bashku me të infektuarën, janë futur 14 ditë në karantinë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të masava kundër koronavirusit, ka urdhëruar ndalimin e të gjitha tubimeve dhe zhvillimin e ndeshjeve të futbollit pa tifozë, deri më 13 mars.

Shpërndaje
Share.

Komento