Skip to content
Të Gjitha

Dy makina përplasen me biçikletën, tre të plagosur në Elbasan-Peqin

· 1 min lexim

Në një aksident rrugor të ndodhur në aksin Elbasan-Peqin tre persona janë plagosur.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa në aksident është përfshirë edhe një person që lëvizte me biçikletë.

Për pasojë – thotë policia në një njoftim paraprak – kanë mbetur të dëmtuar tre persona të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Elbasanit.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thotë policia.