Skip to content
Të Gjitha

Dy ditë pasi u infektua, futbollisti Xherdan Shaqiri rezulton negativ në testin e COVID-19

· 1 min lexim

Para pak ditësh u bë publik lajmi se futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri ishte infektuar me koronavirus.

Kombëtarja zviceriane u grumbullua para disa ditësh për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve dhe e gjithë skuadra dhe stafi teknik iu nënshtruan testeve të Covid-19, por vetëm futbollisti i Liverpool rezultoi pozitiv.

Pas lajmit se ishte infektuar me Covid-19 ai u fut direkt në karantinë por  tashmë gjithçka ka kaluar dhe në testin e dytë të kryer, Shaqiri ka marrë lajmin e mirë, teksa ka rezultuar negativ.

Në këtë situatë tashmë sulmuesi është gati të luajë me Zvicrën për ndeshjen e sotme ndaj Spanjës, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Por, përsëri fjalën e fundit do ë thotë UEFA, nëse do japë dritën jeshile për të luajtur lojtari që tashmë ka rezultuar negativ apo jo.