Durrsakët kërkojnë të rikthejnë gjallërinë në qytet, vendoset bredhi i vitit të ri në lokalin e shkatërruar pas tërmetit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lagjia 18 në Durrës ishte një nga më të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pasojat e tërmetit shihen mjaft qartë dhe kjo zonë është kthyer në një lagje fantazëm.

Gazetarja e “Top Channel”, Anila Hoxha, ishte e pranishmë në një nga lokalet e dëmtuara nga tërmeti.

Edhe pse i shkatërruar, aty po vendosej bredhi i vitit të ri.

“Festat vazhdojnë gjithsesi. Kaluam gjithë atë tmerr, mbijetuam. Kemi qëndru 4 ditë këtu në këto gërmadha. Tani do e vendosim bredhin sepse duam gjallëri. Edhe njerëzit shohin drita. Me këto drita duam t’i kthehemi normalitetit”,  u shpreh Edlira.

Kujtojmë këtu se nga tërmeti i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Dy ditë pas tërmetit, Durrësi u boshatis pothuajse plotësisht, ndërsa qytetarët nisën të ktheheshin të dielën.

Shpërndaje
Share.

Komento