Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Durrësi si Kolumbia”, gazetarja: Në Elbasan ta marrin votën me kallash në kokë

10:49 02/05/2025
Reading Time: 2 min lexim
'Policia, strukturë private e Ilir Prodës', Lala: Kreu i uniformave blu në shërbim të Ylli Carës

Gjatë një interviste në MCN TV, gazetarja Klodiana Lala ka theksuar problematikat e rënda që shoqërojnë proceset zgjedhore në disa qytete të vendit. Ajo ka vënë në dukje vonesat në hetime dhe kriminalitetin elektoral, duke theksuar se qytete si Durrësi dhe Elbasani po përjetojnë situata të ngjashme me ato të Kolumbisë, ku vota blihet ose merret me forcë.

“Durrësi nuk ka nevojë, është si Kolumbia sot. Elbasani po ashtu. Edhe po nuk e shite votën, ta marrin me kallash te koka. Koha do ta tregojë, se diku do të mbetet një provë,” – tha Lala.

Më tej, gazetarja solli një shembull konkret mbi funksionimin e hetimeve në Shqipëri, duke përmendur rastin e marrjes në pyetje të zyrtarit Arbjan Mazniku nga Prokuroria e Tiranës, dhe theksoi vonesat e mëdha që karakterizojnë sistemin e drejtësisë.

“Para pak ditësh kam raportuar për pyetjen e zotit Arbjan Mazniku në Prokurorinë e Tiranës. Zoti Mazniku nuk u denoncua direkt, ishte Këllici që kallëzoi zotin Veliaj për një rrugë. Prokurorisë iu deshën dy vjet. Vetëm pas dy vitesh u thirr për ta marrë në pyetje. Sot, pasi është marrë dëshmia e zotit Mazniku, pas dy vitesh, po bëhet gati dosja për SPAK,” – deklaroi ajo.

Lala theksoi se, edhe pse hetimet mund të nisin në kohë, rezultatet e tyre vonojnë të ndihen, duke sjellë si shembull dosjet e njohura “184” dhe “339”, të cilat ekspozuan fenomenin e blerjes së votës, por nuk prodhuan ndikimin e pritur për një periudhë të gjatë.

Në mbyllje, gazetarja u shpreh se, pa një bashkëpunim real mes qytetarëve dhe institucioneve, kriminalizimi i zgjedhjeve do të vazhdojë të mbetet një problem i pazgjidhur.

“Nëse nuk ka bashkëpunim mes qytetarëve dhe institucioneve, nuk mund t’u kërkohet vetëm policisë dhe prokurorisë,” – përfundoi Lala.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Klodiana Lala

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Krim brenda familjes në Shkodër, turisti vret gruan dhe më pas qëllon veten

Krim brenda familjes në Shkodër, turisti vret gruan dhe më pas qëllon veten

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English