Skip to content
Të Gjitha

Durrës/ Makina përplas 80-vjeçarin, autori “ia mbath” nga vendngjarja

· 1 min lexim

Mëngjesin e sotëm, një 80-vjeçar është përplasur nga një makinë, teksa ishte duke kaluar rrugën.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen nr. 6 në qytetin bregdetar, ndërsa i moshuari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit që përplasi të moshuarin me makinë, pasi u largua.

Informacion Paraprak

Më datë 26.03.2019, rreth orës 09:05, në lagjen Nr 6 Durrës, një mjet i paidentifikuar ka përplasur shtetasin këmbësor K.Ç., 80vjeç , i cili u trasportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit.