Skip to content
Të Gjitha

Durrës / Gjendet trupi i pa jetë i një gruaje në breg të detit

· 1 min lexim

Policia e Durrësit bën me dije se ka gjetur trupin e një gruaje ende të paidentifikuar.

Sipas policisë, gruaja e cila është rreth 70 vjeçe, u gjet në lagjen numër 13, rreth  200 m larg Urës së Dajlanit.

Policia e qytetit bregdetar bën edhe një përshkrim të gruas, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza.

Në breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë  ngjyrë e zezë dhe një palë këpucë ngjyrë blu.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune – thotë policia teksa shton se po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.