Skip to content
Aktualitet

“Duhet të ishte më e kujdesshme”, Kujtim Gjuzi komenton veshjen e Arta Markut

· 2 min lexim

Ai që ka mbajtur fjalën në foltore ka qenë edhe deputei Kujtim Gjuzi. Ditën e sotme, e pranishme në këtë senacë në Kuvend ka qenë edhe  Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku.

Marku bëri një panoramë të punës së prokurorisë dhe luftës kundër kriminalitetet.

Ajo që ra në sy ishte veshja e saj, dominonte ngjyra mavi. Pikërisht veshja e saj dhe ngjyra e bluzës së saj u komentua nga Kujtim Gjuzi.
Ky i fundit tha se Marku duhet të ishte më e kujdesshme në veshje, edhe pse mund të zgjedhë çfarë të dojë.

Gjuzi tha:

“A do të ishte e drejtë të gjykohej nga veshja mavi, ajo është një grua, mund të zgjedhë ç’të dojë, por sot duhet të ishte më e kujdesshme në veshje.”

Gjuzi gjithashtu i kërkoi llogari edhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me përgjimet e “Bild”, por kryeministri iu përgjigj pak më vonë kur mbajti edhe ai fjalën duke e quajtur “kokë e zbrazët”.

Gjuzi komentoi edhe arrestimin e ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahisë, duke i thënë Ramës se po arreston opozitën.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se përgjimet e “Bild” kanë qenë të qëllimshme sepse në shenjester ishte vetëm PS-ja.

Por kjo sipas kryeministrit nuk do të mbetej me kaq, sepse i mëshon idesë së paditjes së gazetarit gjerman Peter Tiede dhe e vërteta nuk ka për të vonuar shumë.