Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Duhen dy javë të nisin fluturimet”/ Nga arrestimet te kontrollorët turq, gjithçka që ka ndodhur në Rinas deri tani

16:07 08/04/2021
Reading Time: 3 min lexim

Lajmi që Gazeta Reforma bëri të ditur mbrëmjen e djeshme për ardhjen e kontrollorëve turq, u konfirmua edhe ditën e sotme nga vendimi i Komitetit të Mbrojtjes Civile. Në mbledhjen urgjente të mbajtur online, komiteti ngarkoi ministren e Infrastrukturës që të zëvendësonte kontrollorët shqiptarë, edhe me kontrollorë të huaj. Konkretisht kontrollorë turq, që kanë mbërritur mbrëmë në Rinas nga Podgorica.

Ministrja Belinda Balluku deklaroi më herët gjatë ditës së sotme se fluturimet do të nisin nesër, por sa është kjo e mundur?

Gazetarja e ekonomisë, Mirilda Tili ka shpjeguar se kontrollorët e huaj duhet të kalojnë procedura të AAC e më pas të licensohen, process i cili zgjat të paktën dy javë. Nëse fluturimet do të nisnin nesër, kjo do të kryhej vetëm me 5 kontrollorët shqiptarë që nuk e kanë firmosur deklaratën e pavarësisë dhe aktualisht janë në punë e po merren me uljet emergjente. Gjithsesi ata nuk mund të kryejnë mbikalimet, nëse fluturimet nisin ditën e nesërme, por vetëm fluturimet e emergjencës,

“Në këtë moment ata qëndrojnë në vendin e punës dhe të vetmit që kanë hyrë në pikën e kontrollit janë 5 të tjerë që nuk e kanë firmosur deklaratën e paaftësisë dhe tashmë janë ata që po merren me uljet e emergjente.

Në kullë që bëjnë fluturimet e emergjencës dhe në punë janë 5 kontrollorë.

Pas presioneve që do tiu zëvendësojmë dhe për të ardhur kontrollorë të huaj në albcontrol duhet të kalojnë procedura të AAC dhe pastaj duhet të kalojnë një herë këto procedura dhe të licencohet për këto procedura duhen dy javë që të fillojë punë.

Në rast se do të fillojnë kontrollorët tanë atëherë nesër do të nisin fluturimet. Që të hyjnë kontrollorë të tjerë nesër në kullë duhet të ishin nga ushtria dhe ne nuk i kemi, duhet të kishim kontrollorë që të ishin të përgatitur, por ne nuk i kemi”, ka thënë Tili.

Por situata e tensionuar me kontrollorët e Rinasit nuk është një ngjarje që u krijua befas dy ditët e fundit. Gazetarja Tili ka thënë se ka dokumenet se 6 muajt e fundit ka pasur indeicie për aksidente ajrore për shkak të përqendrimit.

“Është specifike si industri dhe kërkon ekspertizë dhe kur ata artikuluan që rrezikohet siguria kombëtare, mund të kthehemi në cënim për sigurinë. Unë kam pasur dokumente se 6 muajt e fundit ka pasur indicie për aksidente ajërore për shkak të përqendrimit”, tha gazetarja.

Ndër të tjera, kontrollorët prej një viti punojnë me 30% të pagës dhe kanë pasur edhe takime me presidentin Meta për të adresuar kërkesat e tyre.

Pasi pesë kontrollorët supervizorë firmosën deklaratën e paftësisë ata u pushuan direct nga puna. Fill pas këtij veprimi edhe kontrollorët e tjerë firmosën deklaratën e paftësisë, për të dalë më pas në grevë. Ministrja Balluku tentoi të negocionte me ta, por siç duket metodat e saj nuk kanë funksionuar.

Ndoshta ky dështim i një marrëveshjeje ka qenë edhe në vullnetin e ministers dhe të qeverisë shqiptare. Kjo pasi ardhja e kontrollorëve turq vetëm sa intesifikon marrëdhëniet me Turqinë e cila prej disa kohësh ka filluar të “zbarkojë” në vendin tonë.

Gazeta Reforma më herët bëri një përmbledhje të të gjitha investimeve që Turqia ka bërë në Shqipëri, natyrisht në interesin e saj. Kjo ka filluar që me ndërtimin e xhamisë në Laç, futjen e gjuhës turke në shkolla, spitalin në Fier dhe tashmë edhe një një object që ka lidhje drejtpërdrejtë me sigurinë kombëtare siç është aeroporti i Rinasit.

Ndërkohë, greva e kontrollorëve shqiptarë ka marrë mbështetje edhe nga sindikatat e huaja që kanë kërkuar rikthimin në punë të kolegëve dhe ka dënuar ashpër arrestimet. Sindikata Europiane e Kontrollorëve Ajror në një deklaratë tha se ishin të tmerruar nga arrestimet dhe se një vend që ka aspirate për në BE, nuk mund të kryejë veprime të tilla.

Këto thirrje nuk dëgjohen nga qeveria dhe ministrja Belinda Balluku, e cila deklaroi se fluturimet do të nisin nesër, por nuk e sqaroi me çfarë kontrollorësh. Nëse ka pasur ndër mend kontrollorët turq, atëherë duhet të dijë se procedurat nuk i lejojnë të nisin punë në më pak se dy javë. Nëse nuk e di atëherë bën mirë të informohet, nëse e di dhe sërish bëri atë deklaratë atëherë ka gënjyer

Etiketa: ballukugrva ne rinaskontrolloret ajror

Të lidhura

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike
Aktualitet

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Edhe pse kishin bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe...

18:06 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit
Kryesore

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

Sali Berisha ka thirrur këtë të mërkurë një mbledhje urgjente me drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Demokratike, në vijim...

18:02 14/05/2025
Para

Akuzohen se vranë babë e bir/ Dosja e Ardian dhe Florenc Çapjas i kalon SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

18:32 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:06 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

18:02 14/05/2025
Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

17:35 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.