fbpx

Drogë, plagosje dhe aksidente me vdekje/ Policia arreston 9 persona në Tiranë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë rënë 2 persona që shkaktuan aksidente me pasojë vdekjen e dy personave, ndërsa një 21-vjeçar është arrestuar pasi u kap me lëndë narkotike. Dy nga të arrestuarit ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Goditet nga Forca e Posaçme “Shigjetat” një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, vihet në pranga 1 shtetas.

Bien në pranga edhe 9 shtetas të tjerë,  për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në zbatim të planit të masave për kontrollin e gjithë territorit, Forca e Posaçme “Shigjetat” në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

  1. I., 21 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë penale, nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. H., 39 vjeç,  i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, pasi me datë 25.02.2021, pas një konflikti ka goditur me grushta shtetasin B. B.

Ndërkohë, nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. P.,  52 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. H., 44 vjeç, sepse në kundërshtim me vendimin e gjykates, ka shkelur urdhërin e mbrojtjes, dhe ka përndjekur në menyrë të përsëritur një shtetase.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

  1. D., 39 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur në anë të një thike shtetasin Dh. D.
  2. V., 63 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” pasi ditën e djeshme gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij shtetasin G. V., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

  1. Rr., 43 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Abedin Rexha”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Gj. K ;
  2. T., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore të autostradës “Tiranë-Durrës”, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. K. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi R. K., i cili pas disa orësh, ka humbur jetën në spital.
  3. M., 35 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese dhe në gjendje të dehur ;
  4. M., 38 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur 0.58 mg/l.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje
Share.

Komento