fbpx

Smajlaj vazhdon me fitoret, por për të nuk ka shpërblim!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ateleti Izmir Smajlaj vazhdon të nderojë Shqipërinë në kampionatet e atletikës që mbahen në rajon dhe më gjerë. Jo më larg se këtë javë ai triumfoi në Mitingun e Beogradit, duke marrë medaljen e tretë të artë vetëm për këtë vit. Por për Smajlan nuk ka asnjë shpërblim. Ashtu siç ndodh me të gjithë atletët e talentuar në Shqipëri, edhe shkodrani është harruar nga qeveria, pavarësisht se vazhdon të na bëjë krenarë me fitoret e tij. Në një intervistë për Top Channel ai ka thënë se ende shpreson të marrë shpërblim, pasi VKM-ja e propozuar në korrik nuk është miratuar.

“Me garat jam shumë i kënaqur, sidomos me rezultatin 7.91 m, është një rezultat që sidomos në garat europiane je në finale. Është hera e katërt që fitoi Ballkaniadën dhe hera e dytë që fitoj në mitingun e Serbisë. Mitingjet nuk kanë shpërblim, sepse janë gara private dhe paguan vendi organizativ. Por, ballkaniada është bërë me shpërblim dhe e ka miratuar kryemisnistri në 2020 në korrik, por nuk ka kaluar me VKM dhe unë shpresoj ta marr shpërblimin. Më pret një javë e fortë, më datë katër kam kualifikimin për finale dhe më datë pesë është finalja për Europian. Shpresoj ta nis mbarë dhe të futem në finale, më pas në finale mund të dalë në vend të parë, mund të dalë në vend të dytë, vend të katërt, por gjithnjë shpresoj për medalje”, ka thënë Smajlaj.

Shpërndaje
Share.

Komento