Skip to content
Aktualitet

Drogë me dron në burgun e Shënkollit, jepet masa e sigurisë për tre të rinjtë

· 1 min lexim

Pak ditë më parë tre të rinj tentuan të fusnin drogë në burgun e Shënkollit npërmjet një dorni.

Ditën e sotme gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë ndaj tre të rinjve.

Në burg do të mbeten Mentadent Veinca dhe Xhefri Lumaj, ndërsa ndaj Xhulio Kolës, iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Të rinjtë u arrestuan të dielën, si rezultat i një operacioni të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Burgjeve, që zbuluan tentativën për futjen në ambientet e burgut të 7 pakove me lëndëve narkotike dhe tre telefona celularë me anë të dronit.