Droga e gjetur në makinën e braktisur, në pranga dy shqiptarë dhe një grek

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoritetet greke kanë sekuestruar një sasi prej 46 kg marijuanë në aksin Mavromat-Igumenicë.

Lënda narkotike ndodhej në një automjet të braktisur.

Sipas mediave greke, marijuana ishte e ndarë në 21 pako.

Të arrestuarit për sasinë e drogës janë dy shqiptarë të moshave 39 dhe 47 vjeç, si dhe një 31-vjeçar grek.

Gjithashtu në kërkim është edhe një tjetër shtetas shqiptar.

Pas verifikimeve nga policia greke, rezulton se automjeti ishte i vjedhur.

Shpërndaje
Share.

Komento